Nga Vendi
29 September 2021
Ahmeti nga Tetova: BDI i ngjan shqiponjës pasi që nuk e kemi humbur shënjestrën tek qëllimet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sonte nga Tetova, tha se BDI-ja i ngjan shqiponjës pasi që siç tha ai kurrë nuk e kanë humbur shënjestrën tek qëllimet. Ahmeti mes tjerash, tha se agjenda e blertë garanton jetë më cilësore.

“Nuk e di pse mu kujtua për një moment ambasadori Pardew, në një bisedë e pyesin se çfarë vlerësimi ka për BDI-në, për njerëzit që drejtojnë atë? Ai shprehet BDI i ngjan shqiponjës, fluturon me koncentrim dhe përqendrim dhe asnjëherë nuk e humb shënjestrën nga preja që duhet të kapë. Vëllezër e motra, për 20 vite, vërtet i ngjajmë shqiponjës pasi që vërtetë nuk e kemi humbur shënjestrën tek qëllimet, guximshëm kemi hapëruar sepse ne nuk kemi llogaritur a do të fitojmë mandatin e ardhshëm apo nuk do të fitojmë, por kemi bërë projekte dhe plane”, tha Ahmeti mes tjerash.



Të ndryshme
Më shumë
Pse Turqia e ka përballuar kaq mirë COVID-19? 4 July 2020
Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e shtruar nga Edi Rama në Tiranë12 March 2026
Mesazhi në shishe që ‘udhëtoi’ përtej Atlantikut për të bashkuar dy adoleshentë23 June 2021