Nga Rajoni
8 July 2020
Alarmante, 214 te? infektuar, kate?r te? vdekur dhe 60 te? she?ruar nga COVID-19 ne? Kosove?

Në Kosovë sot janë shënuar 214 raste me coronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ky nume?r i te? infektuarve ka dake? nga 413  mostra të testimeve të kryera,  kurse kate?r persona kane? vdekur dhe 60 jane? shëruar.

Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951”, njofton IKSHPK, pe?rcjell Telegrafi.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë



Të ndryshme
Më shumë
Xhaferi nga Gostivari: Komandant Ahmeti, në njësinë zgjedhore 5 janë bërë bashkë nga i vogli e deri tek i moshuari 8 July 2020
Vuçiq: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë25 June 2021
“Kishin ADN-në e gjarprit”, babai vret dy fëmijët sepse mendonte se do bëheshin përbindësha13 August 2021