Nga Vendi
29 September 2021
Bullgaria i dërgon not proteste ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje

Ministria e Brendshme e Republikës së Bullgarisë i dorëzoi një notë proteste kreut të përkohshëm të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Krstevski për shkak të një rasti të zëvendësimit të një monumenti bullgar të vendosur në territorin e fqinjit jugperëndimor, theksojnë nga MPB bullgare.

Siç raporton korrespondenti i AIM-s nga Sofja, në takimin e sotëm në Ministri, drejtoresha e Drejtorisë për Evropën Juglindore, Vanja Andreeva, njoftoi ushtruesin e detyrës së ambasadorit në ambasadën e RMV-së, se misioni diplomatik bullgar në Shkup kishte zbuluar se një monument në nder të Dukës Velko Skoçivirçeto dhe tetë gjeneralëve të tij që kishin vdekur në betejë me trupat osmane në vitin 1904 ishte zëvendësuar në oborrin e kishës në fshatin Klepaç të Prilepit.

Gjithashtu u zbulua se mbishkrimi origjinal në gjuhën letrare bullgare ishte zëvendësuar, pjesë të tekstit autentik dhe disa nga emrat e kryengritësve të vrarë ishin hequr./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ziadin Sela në Alstory: Nga student në Tiranë, te sfidat politike në Shkup22 June 2025
Presidentja Osmani nuk merr pjesë në paradë, as Kryeministri Kurti jo 1 July 2021
Me këtë stil Ariana duket ndryshe shumë23 June 2021