Nga Vendi
29 September 2021
Qeveria: WiFi falas në hapësira publike të Maqedonisë së Veriut

Qeveria njofton se në mbledhjen e djeshme është dhënë dritë jeshile për sigurimin e rrjetit të internetit Wifi pa pagesë për hapësirat publike, përcjell Alsat. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha tha se po përgatitet listë për lokacionet ku do të ketë WiFi falas.

“Ju informoj se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dha dritë jeshile për sigurimin e WiFi falas nacional në hapësira publike. Gjithashtu në këtë drejtim institucionet kompetente janë të detyruar të dorëzojnë propozim-Listë të lokacioneve për sigurimin e WiFi falas shtetëror për të gjithë territorin e vendit.”, tha mes tjerash Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Hoxha tha se projekti do të udhëhiqet nga Ndërmarrja Publike ” Radiodeifuzioni Nacional-Shkup”, ndërsa Qeveria ka kërkuar nga ky institucion që deri në fund të vitit, në bashkëpunim me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe pushtetin lokal të përgatitet listë për lokacionet ku do të instalohet WiFi falas. Informacionet në fjalë duhet të jenë gati deri në funt të muajit prill të vitit 2022.



Të ndryshme
Më shumë
Shuplakë se ia zuri rendin në market, vajza dënohet me 90 ditë burg 27 August 2021
Vizitat në Hagë, ish-krerëve të UÇK-së për tri orë u mundësohet privatësi e plotë me familjarët 6 July 2021
Filipçe: Po përgatitemi për skenar më të keq në vjeshtë, por shpresoj se do ta shmangim 6 August 2020