Nga Rajoni
30 September 2021
Kandiq: Vuçiq dhe Brnabiq po i gënjejnë serbët në Kosovë

Natasha Kandiq, aktiviste e shoqërisë civile dhe njëherit drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, ka shkruar në profilin e saj në Twitter, se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq, ministrat, deputetët dhe liderët e ri të partisë së Vuçiqit (SNS), po irritojnë çdo ditë serbët me gënjeshtrat e tyre.

Madje ajo e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e deputetit të partisë së Vuçiqit, Nebojsha Bakarec, se kinse presidenti i Serbisë po u mundëson serbëve në Kosovë të “mbijetojnë” në vatrat e tyre shekullore.

“E pavërtetë, presidenti i Serbisë po u mundëson serbëve në Kosovë mbijetesën në vatrat shekullore. E vërtetë: presidenti i Serbisë, kryeministrja, ministrat, deputetët dhe liderë e rinj të SNS-së në baza ditore po intimidojnë serbët në Kosovë, me luftë, barrikada e gënjeshtra”, ka shkruar Kandiq.

Kjo nuk është hera e parë që Kandiq kritikon politikat dhe qasjen e presidentit Alakdandar Vuçiq dhe të kabinetit të tij.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev dhe Mickoski zbulojnë se si mundë te krijojn Qeveri të pakicës, edhe pa partitë shqiptare30 June 2020
Bytyqi: Nuk mendohet për pako të re anti-krizë 1 September 2021
Menduh Thaçi deklaron pasurinë totale 1 milion e 50 mijë euro, Ali Ahmeti vetëm 140 mijë euro24 June 2021