Nga Rajoni
30 September 2021
Arrihet marrëveshja për targat në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kuftitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Lajçak ka shkruar se pas dy ditësh negociata, është arritur marrëveshja që e de-eskalon situatqn në veri të Kosovës.

“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkroi Lajçak.



Të ndryshme
Më shumë
Naser Ziberi: Rivalët maqedonas kanë frikë se një shqiptar mund të bëhet Kryeministër 3 July 2020
15 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë 25 July 2026
Paraburgimi i Ilir Metës debatohet në Shkup, Nikolovski sulmon opozitën dhe Ramën28 March 2026