Nga Vendi
1 October 2021
Ganiu: Angazhimi i gruas në politikë është domosdoshmëri

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim përmes një aktiviteti dinjitoz promovoi kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kandidatet për këshilltare për Këshillin komunal të Çairit dhe të Qytetit të Shkupit nga radhët e BDI-së.

Ganiu ka theksuar me këtë rast se angazhimi i gruas në politikë nuk është kuotë, por prezenca e saj është domosdoshmëri.

Në Komunën e Çairit 50% nga të punësuarit janë gra, kurse 60% të shkollave kanë udhëheqëse gra.

“Ne besojmë se fuqizimi i gruas është ardhmëria e vendit.

Gjatë këtij mandati unë do të angazhohem që, së bashku me ju këshilltaret të angazhojmë gruan fuqishëm në politikbërje. Angazhimi i gruas nuk është kuotë, por prezenca e saj është domosdoshmëri. Gruaja nuk është trup, gruaja nuk është barrë. Ajo është dora që lëviz njerëzimin”, ka theksuar me këtë rast Ganiu.

Ai gjithashtu ka shtuar se gruaja mund t’i sjellë një etikë të lartë politikës.

“Dhe unë besoj fuqishëm se ju jeni ato gra, ju aktivistet e pandalshme të BDI-së”, ka shtuar Ganiu.



Të ndryshme
Më shumë
Zelensky paralajmëron: Lufta në Ukrainë nuk mund të lihet në pritje për shkak të Iranit22 April 2026
Tashmë ata janë vendosur në SHBA – afganët rrëfejnë historitë e tyre të ikjes, frikës dhe shpresës 1 October 2021
Shqipëri, arrestohet i kërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore11 July 2020