Nga Vendi
4 October 2021
Maqedoni, reshjet e mirëseardhura për bujqësinë

Vala e lagështisë e cila e kaploi vendin nuk mjafton për zgjidhjen e plotë të problemit me thatësinë, por është e mirëseardhur për bujqësinë, thonë agrometeorologët nga DPHM.

Sipas tyre, kushtet e motit janë më se të dëshirueshme për bujqit, për fillimin e përgatitjeve të sipërfaqeve për korrjen e ardhshme të vjeshtës të cilat vonohen para së gjitha për shkak të mungesës së lagështisë në toka.

Gjatë ditëve të kaluara më së shumti shi ra në Shkup, Prilep dhe Gjeggjeli, rreth ose mbi 30 litra në metër katror, në Strumicë, Berovë dhe Manastir nën 20 litra, përderisa në vendet e tjera nën 10 litra. Më shqetësuese është situata në Ovçe Pole dhe Shtip ku ishin vërejtur reshje më të vogla, vetëm katër litra në metër katrorë.

“Këtë javë, veçanërisht në fillim, pritet stabilizim i motit me vranësira të përkohshme, por me temperatura më të ulëta të mëngjesit, të cilat nuk do të jenë negative, që do të mundësojë vjeljen e llojeve të ëmbla të rrushit, korrjen e grurit, korrjen e lulediellit, mbledhjen e duhanit, vjeljet te kulturat kopshtare,… Gjatë gjysmës së dytë të javës përsëri do të ketë kushte për reshje të përkohshme të cilat presim që në mënyrë shtesë ta përmirësojnë lagështinë e tokës, e nevojshme për korrjen e vjeshtës, ndërsa pritet edhe rritje e temperaturave të mëngjesit dhe të ditës të cilët duhet të mbërrijnë prej 21-23 gradë”, theksojnë agometeorologët.

Derisa kushtet lejojnë, e ato janë temperatura rreth 20 gradë dhe më të larta, rekomandimi për bletarët mbetet i njëjtë – të bëjnë ushqyerje më intensive me ushqim të lëngshëm me qëllim të përgatitjes së familjeve për dimër. /Koha.mk/



Të ndryshme
Më shumë
Sot pritet të arrijë grupi i parë i afganëve në Maqedoni20 August 2021
Kreshnik Bekteshi infektohet me COVID-1922 July 2020
Udhëheqësit fetarë nënshkruajnë deklaratë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut13 May 2025