Nga Vendi
4 October 2021
Shënohet solemnisht fillimi i vitit akademik në USHT

Me një ceremoni solemne, Universiteti i Tetovës sot filloi zyrtarisht vitin e ri akademik 2021/2022. Para Rektoratit të Universitetit të Tetovës, rreth 2000 studentë u mirëpritën nga stafi mësimdhënës dhe administrata e Universitetit. Prorektori për Arsimin, prof. Dr.Reshat Qaili.

“Ndihem gjithmonë i kënaqur t’u drejtohem studentëve sepse ngjarje të tilla janë momente të veçanta që shënojnë pika kthese të rëndësishme në jetën e secilit prej nesh. E tillë është ceremonia e sotme, ku të gjithë së bashku, përveç mirëseardhjes së studentëve të rinj, hapim auditorët e fakulteteve tona për shumë të rinj të cilët pa hezitim vendosën t’ia besojnë formimin e tyre profesional në Universitetin e Tetovës”, tha prorektori Qaili.

Ai vuri në dukje se ky është viti i dytë me radhë që viti akademik zhvillohet gjatë kohës së pandemisë.

“Ne jemi të detyruar të respektojmë masat kundër përhapjes së Covid-19. Në këtë betejë globale, duhet theksuar se universitetet kanë dhënë përsëri një kontribut të vlefshëm në menaxhimin e situatës dhe pasojave që kjo pandemi e rrezikshme ka lënë në të gjithë botën. Ne jemi të vetëdijshëm për detyrat që kemi para qytetarëve tanë të cilët me të drejtë shohinë institucionet universitare shpresën, zhvillimin dhe të ardhmen e brezave”, tha ndër tjerash profesor Qaili.

Studentët e rinj morën informacion se do të marrin diploma të pranuara jashtë vendit dhe se mund të vazhdojnë studimet e tyre të mëtejshme ose të punësohen sipas kualifikimit dhe aftësimit profesional. Me vendim të Senatit, çdo vit Universiteti i Tetovës u jep bursa studentëve të shkëlqyer, të cilët gjatë studimeve arrijnë të përmbushin kriteret e kërkuara.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet e sotshme në Maqedoni do t’i ndjekin mbi dy mijë vëzhgues vendor dhe të huaj15 July 2020
Zaev: Regjistrimi në prill të vitit 2021, nuk ka anulim25 September 2020
Arrestohet 61-vjeçari në Kavajë, ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare30 June 2021