Nga Vendi
7 October 2021
Maqedoni: Janë vaksinuar 47 përqind e popullsisë së rritur

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3,458 doza vaksine, nga të cilat 873 janë aplikuar si doza e parë, 2,513 janë rivaksinuar, ndërsa 72 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Nga MSH thonë se deri më 6 tetor, gjithsej 793,179 qytetarë janë vaksinuar, prej të cilëve 743,374 me dy doza, ndërsa 571 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë.

“53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza mbulon 44% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar, kurse 35% e popullsisë kanë marrë dy doza”, thonë nga MSH.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Policia e Maqedonisë së Veriut kapi të arratisurin e dënuar për vrasje, dhunë dhe dëme tjera23 November 2021
Në një shtet propozohet që grave t’u lejohet martesa me më shumë se një burrë29 June 2021
Kali përfundon në autostradën Tetovë – Shkup, policia identifikon pronarin23 September 2021