Nga Vendi
8 October 2021
Zgjedhjet në të njëjtën ditë në Kosovë e Maqedoni shtojnë dilemat për votuesit me dy shtetësi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka të paqartë se si do të votojnë qytetarët e Kosovës, e që kanë shtetësi edhe të Maqedonisë së Veriut, meqë zgjedhjet lokale në të dyja shtetet mbahen më 17 tetor. E paqartë mbetet edhe nëse partive politike u lejohet të mbajnë tubime nëpër objekte shkollore.

Dyshtetësia e një numri të qytetarëve të Hanit të Elezit, Kaçanikut, Gjilanit e Vitisë ka ngritur një dilemë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo ndodhi për shkak se më 17 tetor, kur mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, mbahen edhe ato në Maqedoninë e Veriut.

Meqë zbatohen teknikat e njëjta të identifikimit të votuesve, KQZ-ja e ka të paqartë si të veprojë.

“Ka me qenë problemi te çështja e ngjyrave, gishtave, nëse në Maqedoni votojnë përpara edhe e qesin ngjyrën në gishta edhe vijnë në Kosovë edhe pse në lista ata mund të jenë e nuk janë nënshkruar, te ne nuk e plotësojnë një kusht. Me rëndësi është t’i lëmë të votojnë”, ka thënë Sami Kurteshi, anëtar i VV-së në KQZ.

Sipas kryeshefit të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka një zgjidhje për momentin.

“Për votuesit me dyshtetësi, që praktikisht nuk është shqetësim vetëm i Komunës së Hanit të Elezit, por edhe Komunës së Kaçanikut, Komunës së Vitisë dhe Komunës së Gjilanit, ku ka një numër të votuesve që kanë dyshtetësi, Sekretariati është duke e analizuar krejt situatën, ajo çka është me rëndësi është se si në RKS ashtu edhe në Maqedoni, procedurat janë pothuajse të ngjashme”, është shprehur Burim Ahmeti, kryeshef i Sekretariatit.

Ndërkaq, për anëtarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ibrahim Selmonaj, diçka tjetër është më shqetësuese.

“Nuk jam i sigurt tash, a mundemi me i shfrytëzu oborret e shkollave a s’kemi të drejtë, po ose jo? Sa i përket kësaj, po e ndaj mendimit tim te dyshtetësia, mendoj se pak duhet të preokupoheshim me këtë element, ata duhet të zgjedhin se cilën e kanë prioritet, a ka prioritet me votu në Kosovë a në Maqedoni”, ka thënë ai.

Mirëpo, edhe Selmonaj ka mbetur pa përgjigje për kërkesën e tij.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk administron me hapësirat e brendshme apo të jashtme të shkollave, mirëpo varet dhe është në kompetencë të Ministrisë apo drejtorive komunale të Arsimit, lejimi apo jo i shfrytëzimit të hapësirave të jashtme për tubime politike”, ka deklaruar Ahmeti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes akreditoi edhe vëzhguesit vendorë e të huaj për zgjedhjet lokale. Pos kësaj, u miratua edhe rekomandimi që 10% e fondit për përkrahjen e subjekteve politike të kalojë nën administrim të vetë partive.



Të ndryshme
Më shumë
“A po përpiqesh të joshësh dikë brenda në shtëpi”, Semi vihet në siklet nga banorët22 October 2021
Për të shkuar në kafene ose restorant, do të duhet të jeni të vaksinuar – thotë Bekteshi 9 August 2021
Faton Ahmeti: BDI mbetet forca më e madhe politike shqiptare në vend16 May 2025