Nga Vendi
8 October 2021
Inspektorati obligon Taravarin të menjanon Deponinë e egër në dalje të Çegranit

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor – ISHMJ me kërkesë të banorëve të fshatit Çegran ka inspektuar deponinë e egër të krijuar rrugës për në fshatin Koritë.
Gjatë inspektimit të kryer në terren me datë 7 Shtator – 2021, sipas procesverbalit të siguruar nga Tetova Sot, Inspektorati ka konstatuar që: “Është kryer inspektim në vendngjarje dhe është konstatuar që në vendin e quajtur “Rudinë”, saktësisht në rrugën për në fshatin Koritë, tek një pjesë e konsiderueshme e saj (200 metra gjatësi), janë hasur sasi të mëdha të mbeturinave komunale dhe interne.
“Procesverbali do t’i përcillet kryetarit të komunës së Gostivarit, si kompetent me përgjegjësi të plotë rreth këtij rasti, për të marrë masa adeukate konform Ligjit për menaxhim me mbeturinat”, thuhet në procesverbalin e Inspektoratit.
Me këtë rekomandim të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor – ISHMJ, Kryetari i komunës obligohet të merr masa për menjanimin e mbeturinave dhe deponisë së egër në dalje të Çegranit.

 



Të ndryshme
Më shumë
Normalizohet komunikacioni deri në vendkalimin kufitar Bllacë 7 July 2025
Berisha: Mosbesimi është i dyfishtë në momentin që Qeveria vendosi të angazhojë ekspertë të huaj15 September 2021
Tetovë , tre të hospitalizuar dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit nga Covid-1921 October 2021