Nga Rajoni
8 October 2021
Rrebesh shiu në Ferizaj

Rrebesh shiu ka pasur sonte në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

Faqja “Meteo Ballkan” ka publikuar pamje në Facebook  ku shihet se reshjet e shiut ishin të shumta.

Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate për media ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese, transmeton Telegrafi.

IHMK thekson po ashtu se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri ditën e martë, ndërkaq pritet të bien edhe fjolla të lehta bore.

“Ndonëse deri më tani, jo vetëm që nuk patëm reshje të mjaftueshme, por kishim edhe humbje të atyre reshjeve të mëhershme, për shkak të shkallës së lartë të avullimeve që ishin në muajt e verës. Vranësirat do të vazhdojnë të mbesin kështu të dendura, duke mundësuar të kemi reshje shiu edhe për ditët vijuese. Të martën do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe parashihen edhe intervale të shkurta me diell, por sërish nga dita e enjte parashihen reshje, por jo të këtij intensiteti. Në vise malore me lartësi mbi 850 m mbi nivel të detit, temperaturat janë më të ulëta dhe ekzistojnë kushtet që pos shiut të bien edhe fjolla të lehta bore”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se për shkak të prezencës së masave ajrore nga drejtimi i veriut dhe verilindjes temperaturat mbeten të ulëta, nën vlerat e mesatareve për muajin që jemi.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja mesatare dhe lokalist e fortë”. /Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Nga coronavirusi humb jetën pacientja 15 vjeçare 1 September 2021
Ariu e sulmon dhe e ha turistin në sy të tre miqve të tij28 July 2021
Kjo është pasuria e Kryeministrit Kurti: qiraja e shtëpisë, të hyrat mujore dhe paratë në bankë28 June 2021