Nga Vendi
11 October 2021
Ahmeti: Likova do të vazhdojë të zhvillohet me Erkan Arifin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i’u është drejtuar me fjalim të pranishmëve në tubimin e BDI-së në Likovë duke i ftuar mbështetësit që të organizohen për të votuar Erkan Arifin, kryetarin aktual dhe kandidatin për kryetar komune, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjithmonë ne ia kemi dal, sepse ka vendos populli dhe popullit duhet t’i prijshë, popullit duhet ti ofrosh alternativë dhe platform, nuk e kemi pasur lehtë sidomos 12 vitet e para sepse duhej të realizohen çështje të rëndësishme që nga Universiteti deri tek simbolet kombëtare. Me infrastrukturë tërësisht komunat të anashkaluara, sigurisht që më kujtohet se sa debatin e kemi bërë në fshatrat e Karadakut. Tash, dolem me Agjendën e gjelbër, me agjendën e kohës europiane, moderne por edhe që përmirëson mënyrën e jetesës. Kapitulli 24 për anëtarësim në BE është një nga më të ndërlikuarit, sepse jeta e njerëzve varet se si e organizon ambientin. Për këto vite kemi investuar në kuadro dhe unë jam krenar që këto investime janë vërtetë të dëshmuara me punën e tyre në gjitha nivelet”, tha në fjalën e tij kryetari i BDI-së Ali Ahmeti



Të ndryshme
Më shumë
Gjashtë bombardues amerikan B-52 mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut (FOTO)28 August 2020
Djali që ka 149 vëllezër dhe motra shpjegon se si prindërit i “mbajnë mend” emrat e të gjithëve23 June 2021
BDI: Çairi – Simbol i Krimit Urban dhe Dështimit Institucional29 May 2025