Nga Vendi
12 October 2021
Zaev paralajmëron krizë: Do të ketë rritje të çmimeve, shteti do të ndihmojë qytetarët

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se kursi i denarit është në gjendje të qëndrueshme dhe se ekzekutivi ka përgatitur politikat fiskale për krizën e paralajmëruar ekonomike.

Zaev tha se Maqedonia e Veriut nuk mund t’i ik krizës globale, por siguroi që autoritete do të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtur qytetarët.

“Po do të ketë krizë. Shoh miku im dhe kolegu nga Shqipëria Edi Rama alarmoi, po alarmoj edhe unë. Kriza energjetike do të jetë vërehet, çmimet janë të larta, por të presim javët dhe muajt e ardhshëm. Të shohim si do të shkojnë gjërat, ndërsa shteti është këtu për të ndihmuar”, tha mes tjerash Zaev.



Të ndryshme
Më shumë
Artan Grubi thotë se brohoritjet e sotme kundër shqiptarëve nuk kanë vend në shoqërinë tonë të re13 September 2020
Prokuroria me detaje për vdekjen e 42-vjeçarit nga Tetova25 November 2025
Maqedoni: Lehtësim të masave për organizimet në ambiente të mbyllura27 October 2021