Nga Vendi
13 October 2021
Rexhepi do ta udhëheq komisionin për rrugën Tetovë-Prizren

Bekim Rexhepi do të udhëheq komisionin për rrugën Tetovë-Prizren. Si rrjedhë e memorandumeve për bashkëpunim të nënshkruara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në lidhje me studimin fizibilit për rrugën Prizren-Tetovë dhe për tamponin e zonës Blacë, u formua Komisioni nga ana e Qeverisë së RMV, ku kryetar i Komisionit është propozuar zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Kjo rrugë është premtim i Qeverisë Kurti 2 kurse ka marrë mbështetje edhe nga Qeveria e Maqedonisë, që është edhe ana tjetër e rrugës që vazhdon nga pjesa e Kosovës, që lidh Prizrenin dhe Tetovën, nëpërmjet malit Sharr. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Pritet të mbërrijnë doza të reja të vaksinave “AstraZeneka” dhe “Sputnik” 2 July 2021
Protestuesi tregon kraharorin: Policia më gjuajti me plumb gomë17 October 2026
Mehmedoviq: Varianti indian i coronavirusit çon në gangrenë, amputime të këmbëve dhe humbje të dëgjimit15 June 2021