Nga Vendi
15 October 2021
Mickoski: Duhet t’i jepet fund gjuhës së urrejtjes, qytetarët kanë probleme të përbashkëta

“Gjuha e urrejtjes, veçanërisht ajo që i ndan qytetarët në baza etnike ose fetare, duhet të ndalet”.

Këtë e tha në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Siç theksoi, më të rëndësishme për qytetarët janë problemet ekzistenciale.

“Nuk po flas vetëm për OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në, por po flas për të gjitha partitë politike në Maqedoni në përgjithësi. Në Maqedoni, njerëzit kanë probleme thelbësore ekzistenciale, ata luftojnë për të ngrënë … mendoj se këtë herë, pavarësisht nëse jemi maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, boshnjakë … të gjithë kemi një qëllim, dhe ai është të kemi sukses së bashku se me çka edhe Maqedonia do të ketë sukses”, tha Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Nëse Zaevi do t’i përkulet Bullgarisë, atëherë do t’i ndodhë populli14 November 2020
Tashmë ata janë vendosur në SHBA – afganët rrëfejnë historitë e tyre të ikjes, frikës dhe shpresës 1 October 2021
Xhaferi caktoi seancë për nesër në ora 1124 August 2020