ShowBiz
15 October 2021
Sulmuesi i Barcelonës ia bën follow Arta Nitajt

Aktorja Arta Nitaj duket se i ka rënë sy edhe sulmuesit të Barcelonës, shkruan Express.

Bëhet fjalë për futbollistin e famshëm holandez, Memphis Depay, i cili ka filluar ta ndjekë Nitajn në Instagram, ku ajo numëron rreth 310 mijë ndjekës.

Ky i fundit është i njohur për karrierën e tij të suksesshme në futboll dhe aktualisht luan për ekipin e Barcelonës.

Depay është i ndjekur nga afro 13 milionë ndjekës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ndërsa ndjek aktualisht 924 profile.

Arta ndodhet aktualisht në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku bashkë me shoqen e saj kanë shkuar për pushime dhe ka festuar ditëlindjen e 25-të atje.



Të ndryshme
Më shumë
Arta Bilalli Zendeli: BDI nuk është konjukturë, fraksion apo ndarrje, ka rrënjë shumë të thella 9 July 2020
Vesa Luma flet pas performancës së Bregoviqit në Korçë: Kam menduar që organizatorët do të kishin dëgjuar zërat e familjarëve të të zhdukurve për anulim të koncertit24 August 2021
Qeveria: Maqedonia e Veriut mes pesë vendeve me rritje më të shpejtë ekonomike në Evropë 5 June 2025