ShowBiz
15 October 2021
Sali Berisha po feston ditëlindjen dhe kjo është dhurata që i bëri fansi më i madh, Stresi

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot feston ditëlindjen e tij të 77-të. Nga shumë urime që pranoi erdhi edhe një super urim i një prej simpatizantëve më të flaktë të tij, Stresi.

Reperi përmes një video të publikuar në “Instagram” shihet teksa del nga një dyqan lulesh dhe në duar mban një super buqetë me lule të kaltra dhe të bardha të cilat sigurisht janë për ish-kryeministrin.

Krah videos nuk munguan as disa fjalë të shkruara nga vetë reperi i cili i uron ditëlindjen Berishës duke e cilësuar atë si një nga liderat më të mëdhenj të botës.

“Statistikat Tregojnë Qe Ne Muajin Tetor Kan Lindur Lideret Me Te Medhenj Te Botes, Gezuar Ditelindjen Dr.Profesor Sali Berisha”, shkruan Stresi.

https://www.instagram.com/stresi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=756054f3-1292-4b25-9b94-9ef0de19e835



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti me porosi për opozitën shqiptare: Të kaluarën mos e harrojnë30 August 2021
Gostivar, 6.800 qytetarë kanë mbetur pa punë gjatë periudhës së pandemisë28 June 2021
Vrasja e 20 vjeçares në Greqi, bashkëshorti mohohet nga familja, vendoset kush merr kujdesin për foshnjën22 June 2021