Nga Vendi
17 October 2021
Ambasada e SHBA-ve Maqedoni: Zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente thelbësore për demokracinë

Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë, shkruajnë nga Ambasada e SHBA-së në faqen e tyre në Facebook.

“Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet lokale në të gjithë vendin”, thonë nga Ambasada Amerikane.

Zgjedhjet lokale po mbahen sot në Maqedoninë e Veriut, duke zgjedhur kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Në 3.480 vendvotime, qytetarët mund të votojnë për gjithsej 10.831 kandidatë, nga të cilët 299 për kryetarë komunash dhe pjesa tjetër për këshilltarë, në 91 lista të paraqitura nga një grup zgjedhësish të pavarur dhe 31 lista partish politike dhe koalicionesh./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Më 19 nëntor fillon gjyqi për tragjedinë në Koçan, familjarët e viktimave do të marshojnë edhe sot rrugëve të qytetit 8 November 2025
Rama përplaset me gazetaren e CNN: Shumica e shqiptarëve e duan projektin në Zvërnec18 June 2026
Ndalohen dy persona në Tetovë, prishën rendin dhe qetësinë publike26 September 2025