Nga Vendi
17 October 2021
Rregullat për fituesin në raundin e parë

Për fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nevojitet të paktën një e treta nga votuesit e regjistruar të dalin në votim në komunën e caktuar dhe që njëri nga kandidatët të fitojë shumicën e votave. Ata të cilët nuk zgjidhen sot e vazhdojnë betejën në balotazh, të caktuar pas dy javësh.

Sipas Kodit Zgjedhor, fitues është ai që siguron shumicën e votave nga votuesit të cilët kanë dalur në votim . Por duhet që dalja në vendvotime të jetë të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të komunës përkatëse.

Nëqoftëse në raundin e parë të votimit për zgjedhjen e kr yetarit të komunës, përkatësisht të Qytetit të Shkupit, nuk del një e treta e trupit votues në komunën përkatëse, që vlen edhe për Kryeqytetin, atëherë konform ligjit përsëritet e gjithë procedura elektorale.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk ka shumicën e votave, atëherë raundi I dytë përsëritet në afat prej 14 ditësh, që në rastin konkret është 31 tetori. Në raundin e dytë, shkojnë vetëm dy kandidatë me më shumë vota në raundin e parë. Zgjedhja e këshilltarëve mbyllet në raundin e parë dhe ndarja e mandateve përllogaritet sipas sistemit, formulës, së Dontit.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti nga Debreshi: Nuk e di se si dalin të tjerët të thonë se na mbështet VMRO-DPMNE25 October 2021
Gjendet shqiptarja nga Maqedonia që kishte humbur kontaktet me familjen10 August 2021
Bën ‘twerk’ mbi tavolinë, vajza thyen llampën luskoze dhe i duhet të paguajë gjobë të majme27 October 2021