Nga Vendi
18 October 2021
Tërmeti i mbrëmshëm në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoni

Tërmeti i mbrëmshëm me epiqendër në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga Rrjeti sizmologjik në Maqedoni, tërmeti është regjistruar në orën 22:13, përcjell Telgerafi Maqedoni.

Tërmeti kishte magnitudë lokale ML4.8 dhe u ndje nga popullata, veçanërisht në pjesët veriperëndimore me intensitet prej III gradëve sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Ndryshe, nuk janë raportuar për dëme nga ky tërmet, por disa qytetarë në Shqipëri, të frikësuar lëshuan shtëpitë e tyre.

Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Moti në Maqedoninë e Veriut 5 October 2020
Oriola përsëri në qendër të vëmendjes më kostumin transparent të larjes20 July 2020
Edona shfaqet zonjë e rëndë me stilin e ri21 October 2021