ShowBiz
18 October 2021
Robert Berisha: Vajza ime, Renee nuk e di se jemi divorcuar me Nora Istrefin

Robert Berisha së fundmi ka folur sërish për divorcin me Nora Istrefin, me të cilën ka edhe një vajzë.

Këngëtari tha në emisonin “Goca dhe gra” se ai ka arritur ta menaxhojë aq mirë, sa vajza e tyre nuk e di se janë të divorcuar, shkruan Reporteri.net.

“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vie puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë”, tha Berisha.

Nora dhe Roberti u ndanë pas 14 vitesh lidhjeje, derisa ndarja erdhi 3 vite më parë./Reporteri.net/



Të ndryshme
Më shumë
“I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që trajton një grua si ai”, Adriana Matoshi me të dashurin në pushime 1 September 2021
Maqedoni: Janë administruar mbi 1.554.372 milionë vaksina, 45 për qind e popullatës së rritur janë rivaksinuar14 October 2021
Kurti viziton familjet e “Grupit të Intelektualëve”: Serbisë t’i bëhet trysni ndërkombëtare11 October 2026