Nga Vendi
18 October 2021
Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,23 % në raport me vendimin e datës 12.10.2021.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 2,197 %, te nafta për 2,842 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,853 % dhe te mazuti për 0,554%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,164%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ?UROSUPER BS-95 dhe ?UROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-? V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (?L-1) rriten për 1,00 den/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e e përcaktimit të çmimieve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 12.10.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit ?-1 SU rritet për 0,249 den/kilogram dhe tani do të jetë 43,010 den/kg.

Nga data 19.10.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 76,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 78,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 68,00 (denarë/litër)
Mazut ?-1 SU 43,010 (denarë/kilogram).

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.10.2021.



Të ndryshme
Më shumë
Qytetarët kërkojnë që Qeveria të ndërhyjnë rreth ngritjes së çmimeve25 October 2021
Klienti anonim lë bakshish 13 mijë euro në një restaurant24 June 2021
Si e mori mbiemrin “Mehmet Kosova”, flet vetë aktori 5 August 2021