Nga Rajoni
18 October 2021
Reagon Çun Lajçi pas festës në Skenderaj: Nuk e kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’.

Ai shkroi disa fjalë për të gjithë ata që festuan humbjen e Bekim Jasharit në Skenderaj, shkruan Indeksonline.

Ai u shpreh se nuk e kishte besuar që një ditë Drenica do t’iu gëzonte aq shumë humbjes se djalit t’Hamëz Jasharit, e do të festonte me kallasha.

Postimi i plotë:

“Jasharajt janë Kosova

Tri ditë mbas masakrës se Jasharajve e pata shkrua nji monolog për plisin e dheun.

S’ishte ndonji mrekulli e madhe, por ishte shpresë (për ata që thojshin jemi ushtarët e Komandantit), se Ademi nuk ka vdekë. Asht gjallë n’fushat e Kosovës!

Ndër ato pak fjalë që po ia thosha Hamzës të varri, ishte edhe nji krahasim: Azemi vdiq e shkoi tue i knua “Azem Bejta Azem Galica, ta pau sherrin tan Drenica”

Cilit keni me ia knua ket kangë tash? Cilit?

Prap po them s’ishte profeci, por ishte brengë e artistit, se tue njoft popullin tim, kisha frikë se s’kan me shkua edhe shumë vite, e kemi me dyshua n’secilin e kemi me harrua edhe Hamzën edhe Ademin e lakmia ka me na i vërbua sytë.

E kisha nga frika, jo nga profecia!

Unë s’isha melaqe me pa fatin mbas njizetë vitësh, por edhe plisin edhe dheun kisha me hangër e s’kisha me besua se nji ditë Drenicë ka me iu gëzua aq shumë humbjës se djalit t’Hamëz Jasharit, e ka me zbrazë kallasha (edhe pse shumë kush m’tha “m…t e bani edhe ky për 4 vjet”)

Drenica ka pasë trima, këtë e di, por s’e kam ditë se e urrenë trimninë e vet e njeriun e vet s’e don. S’e kaq leht mashtrohen!

Humbje asht për VV-në, AAK-në e partitë lakmiçare, por i biri i Hamzës e Jasharajt s’janë humbja, janë Kosova e krenaria e shqiptarisë!

Mos iu gëzoni humbjës së Bekimit, se kjo flet për diçka që s’duhet 



Të ndryshme
Më shumë
Bëhet thirrje që të mbytet ky insekt, kjo është arsyeja17 September 2021
“Kam bërë shumë gabim që s’e kam marr”, pacientët të penduar që nuk u vaksinuan me kohë15 September 2021
Mjekët shqiptarë që punojnë në Europë: Situatë shqetësuese, tregoni kujdes27 June 2020