Nga Vendi
18 October 2021
Falemnderit Tetovë, komuna tani do të jetë më e hapur për qytetarët

Iniciativa Më mirë për Tetovën sot ka shprehur falenderim deri tek votuesit e Tetovës për përkrahjen që ia dhanë dje gjatë zgjedhjeve lokale, informon portali “tetova1”.

“Të dashur Tetovarë,
Me 2 842 vota plus ja dolëm, më në fund ja edhe çelsi me të cilin hapen dyert e Komunës për qytetarët.
Ky është fillim i mbarë që Tetova të merr një kahje të re me te cilën do ndalet Projekti i degradimit dhe nënçmimit që po i bëhet me vite.

Tetova votoi, Tetova vendosi, Tetova fitoi!
Fitoi angazhimi i sinqertë për t’i zgjidhur hallet e njerëzve dhe problemet e qytetit.
Tetova është e lodhur nga rrugët e papastra e me gropa, nga grumbujt e mbeturinave, nga qentë endacak, nga pasiguria në spital dhe kushtet mizore, nga kaosi urbanistik dhe ai në trafik, nga shkatërrimi dhe uzurpimi i hapësirave të gjelbra, kontrabandimi misterioz i planeve urbanistike si ai i Shik Jellakut për Daka Davidoviqin, honoraret për parazitët që marrin rroga pa bë punë, dhe vonesat 3-4 mujore të punës me djersë të puntorëve të NPK-së.

Fitoi besimi ynë se Tetova duhet të bëhet një qytet ku mund të jetojmë dhe jo të mbijetojmë.

Neve na kanë votuar ata që duan ndryshimin. Ne nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjen e qytetarëve, por është e qartë se mbështetja për ne është mbështetje për ndryshim për Tetovën.

Kryetarin e ri e pret shumë punë dhe llogaridhënie në 4 vitet e ardhshme!
Më mirë për ju! Më mirë për Tetovën!
Ju faleminderit!



Të ndryshme
Më shumë
Fatura të larta të energjisë elektrike pritet të vijnë në muajt në vijim 8 October 2021
Tetë arsyet pse është mirë të kesh një ‘partner pune’ 2 July 2020
Nga 1 marsi qytetarët e Maqedonisë do të mund të kryejnë pagesat në postë11 December 2020