Nga Vendi
19 October 2021
A do kërkojë Besa përkrahjen e koalicionit ASH-AAA në Tetovë? Ja çka thotë Arjanit Hoxha!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Haziri ka shprehur mbrëmë gatishmërinë për të përkrahur kandidatin e Levizjes Besa, Bilall Kasami, në raundin e dytë zgjedhor për kryetar komune në Tetovë.

Haziri tha se koalicioni ASH-AAA presin Kasamin të kerkojë përkrahjen.

“Natyrisht, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si bllok opozitar ne jemi të gatshëm që ta përkrahim Bilall Kasamin në komunën e Tetovës. Po, po, është Bilall Kasami ai që duhet të vijë. Unë mendoj se Bilall Kasami, aq më tepër që është kryetar partie e ka vendin që të vijë për të kërkuar përkrahje, sepse Bilall Kasami është në garë ashtu siç kërkuam në rrethin e parë.

Në këtë situatë kur kemi vetëm dy kandidatë, Bilall Kasami është e natyrshme që të hapë rrugën dhe të kërkojë përkrahje”, tha Aziri mbrëmë në Tv21.

Lidhur me këtë deklaratë, Zhurnal ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të Levizjes Besa, Arjanit Hoxha. Ai tha se partia e tij do kerkon përkrahje nga të gjithë që duan ti japin fund pushtetit të Teuta Arifit në Tetovë.

“Kam kontaktuar Sekretarin Gjeneral të ASH-së por mesiguri ka qenë i angazhuar që nuk është përgjigjur në thirrjen telefonike. Uroj që të kenë qëndrim të unifikuar brenda koalicionit, ndersa ne do vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të siguruar mbështetje nga të gjithë që duan humbjen e Teuta Arifit dhe ndryshimin e shumëpritur në Tetovë”, deklaroi Hoxha për Zhurnal.



Të ndryshme
Më shumë
18-vjeçarja e vrarë në Ferizaj është mbesa e këngëtares së njohur kosovare24 August 2021
Sejdiu në Pallaticë: Një zë për zhvillimin në vazhdim! Sulejmani: Strimnicës ky pushtet i ka hak në të gjitha anët 6 October 2025
Mexhiti: Kalaja e Shkupit nuk është pronë e politikës/ S’do lejojmë më asnjë ndërtim që nxit përçarje!28 July 2025