Nga Vendi
19 October 2021
LSDM dhe OBRM-PDUKM në raundin e dytë do të garojnë në 25 komuna, partitë shqiptare në dhjetë

Në 34 komuna të Maqedonisë së Veriut, kryetarët janë zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën më 17 tetor.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në raundin e parë OBRM-PDUKM ka fituar në 22 komuna, LSDM në nëntë, ndërsa BDI në tre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM në raundin e dytë do të garojnë në 25 komuna.

Ndërsa kandidatët e ASh/AAA dhe BDI-së do të garojnë në tetë komuna, kurse në Zhelinë dhe Tetovë do të jenë kandidatët e Lëvizjes Besa dhe BDI-së.

Në Bashkinë e Shkupit në rrethin e dytë do të jenë kandidatja e pavarur, e cila e ka mbështetjen e OBRM-PDUKM-së Danella Arsovska, dhe kryetari aktual i cili është nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov.

Ndryshe, të dielën në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet e shtata lokale, në të cilat është votuar në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Albanofobia në stadiume dhe tensionet politike në Maqedoninë e Veriut nxisin reagime të forta29 April 2026
Pritet të mbërrijnë doza të reja të vaksinave “AstraZeneka” dhe “Sputnik” 2 July 2021
Presidenti sllovak Pellegrini qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, do të takohet me krerët shtetëror14 October 2025