Nga Rajoni
21 October 2021
Bekim Jashari sulmon Vetëvendosjen: Janë bërë bashkë me PDK-në, heshtën para manipulimeve në zgjedhje

Kandidati për kryetar të Skenderajt , Bekim Jashari, është distancuar sërish nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se nuk ka pasur marrëveshje me ta për zgjedhjet e fundit lokale.

Jashari i ka reaguar kryetarit të LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani i përmes një shkrimi në Facebook kërkonte që Skenderaj të shkojë në rivotim, ndërsa këtë Jashari e ka quajtur si deklaratë të porositur që ta identifikojë si afërt me Vetëvendosjen.

“Deklaratat e z. Mehani që Skenderaj duhet të shkojë në ri-votim është edhe një deklaratë tjetër e porositur për të na identifikuar si të afërt me VV-në, siç ishte dhe vendimi për mos kandidim të tyre për kryetar të Skenderajt, pasivizimi i tyre në fushatë dhe heshtja e tyre para keqpërdorimeve në ditën e votimit. Kështu me veprimet e tij të ulëta ai iu mundësoj kundërshtarëve tonë politik që gjatë tërë fushatës parazgjedhore të propagandojnë kinse Bekimi është me VV-në, pasi që VV-ja nuk i vuri kundërkandidat”, ka shkruar Jashari.

Jashari më tej shkruan se propaganda se ai është me Vetëvendosjen, është përdorur nga PDK-ja në Skenderaj dhe kjo e ka dëmtuar atë, ndërsa e ka akuzuar PDK-në se ka bërë marrëveshje me serbët e Bajës dhe Syriganës, se ka blerë vota dhe ka perdorur ‘trenin bullgar” për të përmbysur rezultatin.

“Ata që përveç propagandave të ulët kundër meje, bënë marrëveshje me serbet e Bajës dhe Syriganës, të cilët i votuan me shumicë, ata që blenë votat e qytetarëve me para, kërcënuan e shantazhuan mbështetësit tonë, ata që blenë komisionerët, vëzhguesit si dhe ata që përdoren trenin bullgar për të përmbysur rezultatin”, ka shkruar ai.



Të ndryshme
Më shumë
Në KSHZ janë dorëzuar 82 ankesa, afati skadon në ora 21:0017 July 2020
Shahpanska: Pensionet do të rriten, pensioni më i ulët do të jetë 10.700 denarë24 September 2021
Abazoviq: S’kemi nevojë për botën serbe, ato ide duken vërtetë të rrezikshme 5 August 2021