Nga Vendi
21 October 2021
Bujar Osmani: BDI asnjëherë nuk ka vënë në pyetje interesin kombëtar

Në emisionin “Balkan Talks” të EURONEWS, i pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani ka folur për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, për Raportin e KE-së për vendin dhe sfidat e shtetit në përgjithësi.

Sipas Osmanit rezultatet e fundit në zgjedhjet parlamentare nuk duhet të jenë arsye për zgjedhje parlamentare dhe se të njëjtat janë të parëndësishme, për faktin se ndërprejnë proceset vitale shtetërore.

“Maqedonia e Veriut në 10 vitet e fundit pothuajse çdo vit ka zgjedhje; qofshin presidenciale, parlamentare a lokale. Ju e dini se në moment kur ka zgjedhje ju shtypni butonin për pauzë në proceset shtetërore e shoqërore. Shtetit i duhet një periudhë prej 2-3 vjetësh pa zgjedhje për t’u fokusuar në tejkalimin e disa çështjeve të rëndësishme”, tha mes tjerash Osmani.

Kryediplomati Osmani është deklaruar edhe për thirrjen e Arben Taravarit që elektorati i ASH-së të votojë në raundin e dytë për secilin kundërkandidat të BDI-së, duke nënkuptuar se duhet votuar edhe një maqedonas para një kandidati shqiptar.

“BDI asnjëherë nuk ka vënë në pyetje interesin kombëtar karshi interesave partiake. Ne kërkojmë mbështetjen e gjithë qytetarëve, por në Kërçovë është e rëndësishme të fitojë Fatmir Dehari, e rëndësishme në Haraçinë të fitojë Ridvan Ibrahimi, e rëndësishme në Vrapçishtë të fitojë kandidati që e fitoj kandidatin e BDI-së. Këto janë qëllime që s’kanë të bëjnë me interesa partiake”, deklaroi Osmani.

 



Të ndryshme
Më shumë
Janevska: Ligji në arsim drejt fazës qeveritare para se të shkojë në Kuvend20 April 2026
Hiqet ora policore për Ferizajn11 December 2020
Presidenca del kundër Talat Xhaferit, sipas tyre shkresa nga Kuvendi duhet të arrijë10 August 2020