Sport
11 July 2020
Alioski: Lidsi meriton të luajë në Premier Ligë

Skuadra e Lidsit është afër që të kualifikohet në Premier Ligën e Anglisë. Djelmoshat e Marselo Biellsës janë duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, ndërsa njëri ndër më të mirët në ekipin anglez është reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski. Mirëpo anësori i Lidsit beson se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se Lidsi meriton të jetë kampion në Championship.

“Asgjë nuk është përfunduar. Mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe për gjasën që të fitojmë sa më shumë pikë deri në fund të sezonit. Në futboll gjithçka mund të ndodh dhe kundërshtarët tanë japin maksimuminin ndaj nesh. Kjo skuadër meriton të fitojë Championshipin, pasi që luftojmë maksimalisht në terrenin e gjelbër. Shkojmë nga ndeshje në ndeshje,” ka thënë mes tjerash Alioski.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 4 javë, në të cilat Lids do të kërkojë vetëm 6 pikë që të sigurojë kualfikimin në Premier Ligën e Anglisë.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski: Mbetja jashtë BE-së i forcon nacionalistët10 October 2021
Vuçiq përplaset verbalisht me gazetarët kroatë25 October 2026
Kroacia i dorëzon një dokument shteteve anëtare të Bashkimit Evropian me tetë kushtet për anëtarësimin e Malit të Zi në BE15 October 2026