Nga Vendi
21 June 2020
Mançevski: Operatorët do të dënohen, ilegalisht ndërprenë kanalet televizive

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në ‘Facebook’ shkroi se operatorët të cilët përkohësisht ndërprenë riemitimin e programit do të dënohen.

Mançevski thotë se është shkelur neni 115 i Ligjit për komunikime elektronike

Në ligj thuhet se operatorët mund përkohësisht të kufizojnë apo ndërprenë qasjen ndaj shërbimeve të tyre vetëm nëse nevojitet rikonstruim, modernizim, mirëmbajtja apo pengesë teknike dhe mungesë të rrjetit.

Duke marrë parasysh se kjo ndërprerje nuk ka të bëjë me të lartpërmendurat, ministri Mançevskit, thotë se është shkelur ligji.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: OBRM-PDUKM shtrenjtoi rrymën elektrike për 100 për qind10 September 2020
Yll Limani është djali i publicistit të njohur kosovar, këtë talent ai e mori nga i ati 9 September 2026
158 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt në Qendër 6 July 2020