Nga Vendi
22 October 2021
ASH-AAA do ta çojnë në gjykatë vendimin e KSHZ-së për vendvotimin në Dibër

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta ankimojnë në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i cili refuzoi ankesën e tyre për vendvotimin 0543 në Dibër.

Sipas këtyre partive, ankesa ka pasur bazë për disa arsye; procesverbali në këtë vendvotim nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të këshillit zgjedhor, ashtu siç e kërkon ligji, anëtarët nuk kanë evidentuar në procesverbal arsyet se pse nuk firmosin, procesverbali nuk është nënshkruar as nga Komisioni Komunal Zgjedhor i cili duhet të nënshkruaj nëse këtë nuk e bën shumica e këshillit dhe procesi zgjedhor në këtë vendvotim është drejtuar nga një kryetar i cili paraprakisht është shkarkuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor.



Të ndryshme
Më shumë
Dua Lipa pas natës së parë të Sunny Hill: Katy Perry na çoi në hënë 1 August 2026
Albin Kurti: Kosova fiton 12 oficerë të rinj, ushtria do të forcohet me investime të reja 3 July 2026
Rutte në Shkup, përballet me protestë në Parlament nga “E Majta” 3 March 2026