Nga Vendi
25 October 2021
Ibrahimi: Pas zgjedhjeve lokale mund të formohet Qeveri e re

Anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka demantuar zërat për përfshirjen e kësaj partie në Qeverinë “Zaev 2”. Ai tha se këto spekulime bëhen nga pushteti për shkak të humbjes së madhe që po pëson në këto zgjedhje lokale.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Ibrahimi tha se, ka indikacione që pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, në Maqedoninën e Veriut do të formohet një qeveri e re.

LAJM: Si e komentoni deklaratën e kreut të PDSH-së për përfshirjen e “Alternativës” në Qeverinë e Zaevit?

Zeqirija Ibrahimi: S’kam çka të komentoj sepse janë gjëra të parëndësishme që thuhen në kuadër të fushatës. E kuptoj vardisjen e pushtetit por kjo vardisje nuk e ndihmon në humbjen fatale që po i ndodh në këto zgjedhje.

LAJM: Si funksionon koalicioni me ASH-në?

Zeqirija Ibrahimi: Shumë mirë, s’kemi asnjë problem, funksionojmë në mënyrën më të mirë. Edhe sot i shihni këtu plotë njerëz të Aleancës sikur mund t’i shihni shumë të tjerë në Gostivar, në Dibër e Stugë. S’ka asnjë problem.

LAJM: Sa i përket shumicës së re të paralajmëruar nga Mickoski. A është e sigurt se do të ndodh një gjë e tillë?

Zeqirija Ibrahimi: E sigurt është vetëm se do të vdesim. Asgjë tjetër nuk është e sigurtë në këtë botë. Por, ka indikacione serioze se pas përfundimit të rrethin të dytë të zgjedhjeve, Maqedoninë e Veriut e pret një shumicë e re dhe një qeverisje e re.



Të ndryshme
Më shumë
Artan Grubi thotë se brohoritjet e sotme kundër shqiptarëve nuk kanë vend në shoqërinë tonë të re13 September 2020
Fansi e bën portretin e Luana Vjollcës tatuazh në trup17 September 2021
Hoxha Fatmir Latifaj i reagon imamit arab që tha se flamuri kombëtar duhet të hidhet në plehra14 September 2021