Nga Vendi
25 October 2021
AAA për Thaçin: Politikan i dështuar

“Nuk duam të merremi me deklaratat e secilit politikan të dështuar të cilët qëllim të vetëm e kanë përçarjen e votës opzitare shqiptare, por megjithatë është evidente se kjo shumicë është shumë e frikësuar dhe vetë deklaratat e tyre flasim për këtë frikë të humbjes së shumicës”.

Kështu është shprehur zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani për deklaratën e kreut të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ku thotë se “katër deputetë të kësaj partie do t’i bashkohen shumicës parlamentare”.

“Përndryshe, ne jemi të fokusuar në raundin e dytë dhe mundohemi të fitojmë sa më shumë komuna. Për gjithçka tjetër mbetet të flasim pas përfundimit të raundit të dytë. Për një qeveri e cila është në rënie të lirë është e kuptueshme të vardiset kaq hapur, por një gjë është e sigurt: 1 nëntori do të sjellë një qeverisje të re fillimisht në Qytetin e Shkupit, e pastaj edhe në pushtetin qendror”, tha më tej Murtezani



Të ndryshme
Më shumë
Seancë e re gjyqësore për zjarrin në disko-klubin “Puls” 2 December 2025
Sela në Forinë: Do të miratojmë ligj që kazino të ketë brenda hoteleve me pesë yje 6 July 2020
SPB Tetovë filloi me kontrolle të përforcuara për respektim të masave mbrojtëse në komunikacionin rrugor10 July 2020