Nga Vendi
25 October 2021
Taravari dhe Mickoski pinë çaj në Gostivar

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili po garon për mandatin e dytë për të parin e Gostivarit kanë “pirë çaj” së bashku në Gostivar.

“Në çaj në Gostivar, me kryetarin aktual dhe të arshshëm Arben Taravari, bashkërisht, të bashkohemi për ardhmëri të re e cila vjen së shpejti”, shkroi Mickoski në Facebook, transmeton TV21.

Kujtojmë se VMRO-DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale. Mbështetjen e ndërsjellë në komunat ku kandidojnë secila palë, e kanë riafirmuar edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 31 tetor./TV21



Të ndryshme
Më shumë
Lidhja e tyre shkon në një tjetër nivel! Veprimin e fundit të Encës ndaj Beartit nuk e priste askush16 June 2021
KSHZ i konfirmon protokollet për votim për 13, 14 dhe 15 korrik28 June 2020
Filipçe akuzon Shilegovin për përçarje dhe lidhje me VMRO-DPMNE19 March 2026