Nga Vendi
11 July 2020
Makina shpërthen në flakë në autostradën Tetovë – Shkup, tek ura e Zhelinës (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë – Shkup, tek ura e Zhelinës, me çrast një makinë në lëvizje ka shpërthyer në flakë.

Komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot thekson se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë dy ekipet të zjarrfiksave dhe kanë lokalizuar tërësisht zjarrin, dhe se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të plagosur por vetëm dëme materiale.

“Para pak çaste në autostradën Tetovè _ Shkup tek ura e Zhelinës në një automjet në lëvizje shpërrthen zjarr, nga NJTKZ intervenohet me 2 automjete dhe zjarri lokalizohet teresisht. Policia është në vendin e ngjares dhe po kryen hetimet, të lënduar nuk ka por vetëm dëm material.Nga NJTKZ TETOVË apelojmë që vozitësit të kontrollojnë makinat e vozitjes në këto temperatura të larta (për sigurinë e tyre)”, thekson për TS, Uka Aliti.



Të ndryshme
Më shumë
Formimi i qeverisë së re, Kurti: Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime, por po e bëjmë një plan14 October 2025
Mbarojnë votimet në Maqedoni, partitë nën ethe presin rezultatet15 July 2020
Një në tre qytetarë në Maqedoni nuk e dinë kush është kryetari i komunës së tyre21 June 2021