Nga Vendi
26 October 2021
Bekteshi: Nuk ka nevojë për shpallje të krizës energjetike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi se në bazë të analizave të bëra në Komisionin për shpallje të krizës energjetike, është konstatuar se në vend nuk do të shpallet krizë energjetike.

Gjithashtu përsëriti se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla.

“Thirra të gjitha kompanitë energjetike, prodhuesin e energjisë elektrike, operatorin e transmetimit, distributorin dhe Komisionin Rregullatorë për Energjetikë.

Biseduam rreth gjendjes aktuale, projeksioneve dhe analizave për javët dhe muajt në vijim dhe konstatim i përbashkët ishte se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla”, tha Bekteshi.



Të ndryshme
Më shumë
BE: Të ulen tensionet nga të dyja palët, negociatorët e Kosovës dhe Serbisë së shpejti në Bruksel27 September 2021
LSH: Të ndalet represioni policor ndaj shqiptarëve, për dhunën ndaj të rinjve në Shkup të ketë përgjegjësi penale dhe politike 9 October 2026
Filipçe: Do të hiqet leja për hyrje në kafene me një dozë, nevojitet vaksinim i plotë31 August 2021