Nga Bota
26 October 2021
"Mbron islamin radikal", mbyllet xhamia!

Një xhami në qytetin Allonnes të Francës është mbyllur për 6 muaj me pretendimin se “mbron islamin radikal”. Në një deklaratë nga prefektura Sarthe thuhet se xhamia me një xhemat prej 300 personash në Allonnes është mbyllur për një periudhë 6 mujore me arsyen se “mbron islamin radikal”.

“Drejtuesit e xhamisë kanë legjitimuar su lmet terr oriste të kryera në vend”, pretendohet në deklaratën ku thuhet se “xhamia është mbyllur me qëllimin për të parandaluar kryerjen e su lmeve terr oriste”.

Në deklaratën e bërë më 13 tetor nga prefektura ishte vënë në dukje se procedurat e nevojshme për mbylljen e kësaj xhamie filluan me kërkesën e ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin.


Darmanin në një intervistë më 29 shtator për gazetën “Le Figaro” tha se para hyrjes në fuqi të ligjit “separatist” në Francë u mbyllën 650 vende ku ndodheshin “ekstremistët” dhe se 24 mijë vende u kontrolluan nga policia. Darmanin theksoi se si rezultat i kontrolleve të kryera në 89 xhami që nga nëntori 2020 e deri më tani janë mbyllur një e treta e tyre me pretendimin se “janë radikalizuar”.

Franca me ligjin “separatist” që ka miratuar në muajin gusht kritikohet me arsyen se ndërhyn në jetën e muslimanëve.

Ndër çështjet kryesore të trajtuara nga ligji janë paanshmëria në shërbimin publik dhe pajtueshmëria me vlerat dhe parimet republikane, poligamia dhe martesa e detyruar, kufizimi i arsimit në distancë, rishikimi i situatës së shkollave private dhe kontrollueshmëria e shoqatave edhe në aspektin e veprimtarive edhe në atë financiar./AA/



Të ndryshme
Më shumë
Rrufeja i merë jetën një 19 vjeçari dhe lëndon shtatë të tjerë 1 September 2021
Vuçiq takohet me Putinin muajin e ardhshëm, Kosova do të jetë temë diskutimi15 October 2021
Ferizaj, adoleshenti plagos motrën me armë zjarri, arrestohet10 May 2025