Nga Vendi
26 October 2021
Nënës kosovare i refuzohet viza disa herë nga austriakët, s’arrin ta takojë vajzën e sëmurë

Merita Hoxha Maksuti ka reaguar publikisht pasi Ambasada e Austrisë në Shkup ia ka pamundësuar bashkimin me vajzën e saj, për të cilën thotë se është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Hoxha Maksuti përmes një postimi në Facebook ka treguar për procedurat që ka ndjekur për të marrë vizën, e që në fund prapë iu refuzua pa ndonjë shpjegim nga ambasada.

“Njëherë filluam me një dokument, pastaj me një tjetër, dhe tash – pas katër aplikimeve të njëpasnjëshme – Ambasada e Austrisë në Shkup, pa pikë turpi ma mohoi prapë vizën për këtë shtet. Në fillim na thanë që veç bileta e aeroplanit me u ble, viza është e garantuar. Kur e blemë të parën herë, mungoi edhe diçka. Të dytën u shtua edhe një dokument. Tash, pas katër biletave të blera, dhjetëra akomodimeve të siguruara, e qindra shpenzimeve tjera të humbura kot, Ambasada e Austrisë në Shkup vendosi që prapë kjo vizë është e paarritshme për mua. Pa arsye”, ka shkruar ajo.

Tutje Hoxha Maksuti ka thënë se kjo e ka shtyrë që të niset për Austri në mënyrë joligjore.

“Kjo më ka shtyrë që unë të nis një rrugëtim tjetër, të pasigurt e të kundër dëshirës time. Pasi ligjit nuk do t’ia dijë për mua, unë do të nisem për Austri në mënyrë jo ligjore. Asgjë në këtë botë s’do të mund të më ndajë nga Maja ime”, shtoi ajo.

https://www.facebook.com/merita.hoxha.7564/posts/1953582604823416



Të ndryshme
Më shumë
Në aeroport u gjet një djalë në valixhe dhe një burrë me 94 iPhone të lidhur për trupi23 September 2021
Rritet sërish kurba, 67 raste me koronavirus brenda 24 orëve. Kruja sot me numrin më të lartë të të prekurve24 June 2020
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 88-të19 July 2021