Nga Vendi
12 July 2020
Zaev: Nuk e kemi patjetër të koalicionojmë me Ahmetin, pasi Sela është afër me mandate

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase deklaroi se i vjen keq për mbështetjen që ia ka dhënë BDI-së për kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, njofton Portalb.mk.

“Ja për çfarë më vjen keq. Është e thjeshtë. Mundet që kryetari i Ohrit të veprojë, ndërkaq Struga jo. Unë jam mik me kryetarët e komunave, kam punuar si kryeministër, u kemi ndihmuar me 50 milionë euro, me mijëra projekte gjithëkund, ai është vendi ynë i përbashkët dhe duhet që të zhvillohen komunat. Por, bashkë duhet që t’i marrim obligimet. Kemi mundur që me BESËN të ndërtojmë program, koncept të përbashkët në të cilin votojmë. Koncept i reformave, ekonomisë, ngritjes së standardit, europeizimi nëpërmjet kapitujve”, tha Zaev.

Ai theksoi se koalicioni me BDI-në pas zgjedhjeve të vitit 2016-të ishte e domosdoshme për shkak të mandateve, por ashtu siç tha tani nuk do të jetë ashtu.

“49 deputetë kemi marrë pas bombave, pas zbulimit të tërë krimit dhe opsion për të bërë qeveri përveç BDI-së nuk kishte, partitë tjera ishim me 5, 3, 2 deputetë… Tani rezultatet nuk do të na çojnë në koalicion me BDI-në, pasi që BDI dhe oponenti i tyre më i madh Aleanca për Shqiptarët me Alternativën, janë afër me mandate. Madje edhe po të ketë dallim 2-3 deputetë plus minus mes tyre, atëherë na jep opsion që të zgjedhim”, tha Zaev.



Të ndryshme
Më shumë
Ola dhe Murati nuk janë bashkë! Ola zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes 9 July 2021
Kështu dukej Ana Kauri kur ishte bionde dhe pa ndërhyrje21 September 2021
Antikorrpusioni në Maqedoni: Vendimet e ministrive për punësime kanë për qëllim grumbullimin e votave13 August 2021