Nga Vendi
28 October 2021
“E majta” e Maqedonisë: Votoni sipas bindjeve tuaja

Kryetari i partisë “E majta” u bëri thirrje anëtarëve partiak të votojnë sipas bindjeve të tyre në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai po ashtu theksoi se ka disponim kundër qeverisë.

“Sa i përket votimit në rreth të dytë, ne thirrmi në vetëdijen personale të anëtarëve dhe mbështetësve dhe të njëjtë të votojnë sipas bindjeve të tyre”, tha Apasiev

Nga kjo parti thanë se kanë koalicion me popullin dhe me qytetarët dhe për këtë shkak refuzojnë koalicion formal me çdo subjekt politik.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale kjo parti fitoi disa këshilltarë në disa komuna, ndërsa në rreth të dytë nuk ka asnjë kandidat në garë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Fillon pagesa e pensioneve për muajin gusht në Maqedoni31 August 2021
Top Channel i dhuroi apartament, por burri i Arjola Demirit fiton kujdestarinë e fëmijëve dhe ajo ende nuk e di 6 February 2022
Finaleja e Botërorit 2026 me bileta marramendëse, çmimet shkojnë deri në 2 milionë dollarë15 July 2026