Nga Vendi
28 October 2021
Maqedoni: KSHZ e mori materialin zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve këtë mëngjes nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir, e ka marrë materialin zgjedhor, i cili do të shfrytëzohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

KSHZ në rrethin e dytë ka angazhuar 400 persona për ndihmë teknike në vendvotime, dhe tejkalimin e problemeve me përdorimin e aparateve për gjurmët e gishtërinjve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se rrethi i dytë do të realizohet më mirë dhe më shpejt. Dinamika e zvogëluar e procesit zgjedhor në disa vendvotime në rrethin e parë, të shkaktuara nga teknologjia e re, do të mënjanohet në rrethin e dytë”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Në shtypshkronjën në Manastir, këtë herë janë printuar 1.6 milionë vletvotime nga materiali i besueshëm zgjedhor, të cilin gjatë ditës do ta marrin komisionet komunale zgjedhore, ndërsa të dielën do të votohet.

Ndryshe, shtypshkronja “Kiro Dandaro” prej vitit 2002 vazhdimisht e ka përpunuar materialin zgjedhor./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Kosova po blindohet për 16 shtatorin?” – Policia del me sqarim, flet edhe për rrezikun nga provokimet prej jashtë vendit14 September 2026
Turqia investon 10 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale deri në vitin 203014 June 2026
Fushata për zgjedhjet lokale në javën e saj të fundit13 October 2025