Nga Rajoni
28 October 2021
Kurti: Ekonomia e Kosovës asnjëherë nuk ka përjetuar rritje më të madhe sesa këtë vit

Kryeministri i Kosovës në një konferencë për media ka thënë se kanë përgatitur një sërë masash në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

Kurti ka thënë se ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje sikurse këtë vit, me rreth 10 përqind derisa ka thënë se këtë duhet ta ndjekim me një rritje të prodhimtarisë dhe eksportit, shkruan Reporteri.net.

“Ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje sikurse këtë vit rreth 10 përqind dhe këtë duhet ta ndjekim me një rritje të prodhimtarisë dhe eksportit. Rritja dhe zhvillimi i prodhimtarisë është motori kryesor i zhvillimit të një vendi. Pasojat ekonomike të pandemisë që po përcillen edhe me luhatje të çmimeve, dhe pandemia na dëshmoi se prodhimi vendor ka rol kyç në ekonomi. Nga komunikimet me bizneset prodhuese çdoherë na është thënë se një nga problemet kryesore është qasja në financa. Kemi përgatitur një sërë masash në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike”, u shpreh Kurti. /Reporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
Greqia do të “zgjerojë ujërat territorialë”, në mes të përplasjeve me Turqinë26 August 2020
SHBA drejt emetimit të një monedhe ari me imazhin e Donald Trump20 March 2026
Boçvarski: Kemi nisur procedurë që t’i merret licenca për punë kompanisë “Besa Trans”23 November 2021