Nga Vendi
28 October 2021
Paralajmërohet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria

Kandidati opozitar kristiano-konservator në Hungari, Makri-Zay Peter, në në fjalim të mbajtur më datë 23 tetor ka paralajmëruar se nëse Viktor Orbani humb zgjedhjet vitin që vjen, ai do të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe biznesmeni jordanez Zaid Naffa, si dhe persona të tjerë që u fshihen drejtësisë në vendet e tyre të origjinës.
Zgjedhjet politike parlamentare në Hungari do të mbahen në prill të vitit që vjen. Makri-Zay Peter është favorit në këto zgjedhje pas një periudhe të gjatë të Orbanit në pushtet. Forca të shumta opozitare në Hungari, si të gjelbërit dhe socialist, në këto zgjedhje janë rreshtuar krah Makri-Zay Peter, me qëllimin e vetëm për të larguar Viktor Orbanin nga pushteti absolut i tij në Hungari.



Të ndryshme
Më shumë
Plazhin “në derë të shtëpisë”, vlonjatja merr rreze në ballkon… pa mbathje!28 August 2020
Maqedonia mund të shpall fundin e pandemisë në gusht28 June 2021
Filipçe: Të respektohen masat mbrojtëse kundër COVID-1915 July 2020