Nga Vendi
12 July 2020
Do të hetohet vdekja e 24- vjeçarës prej COVID-19

Vdekja e 24 vjeçares nga Tetova gjatë mbrëmjes së djeshme nga koronavirusi ka shqetësuar opinionin dhe autoritetet shëndetësore. Mjekët janë të shokuar duke pasur parasysh se vajza nuk ka paraqitur asnjë komplikim tjetër shëndetësorë më herët e as peshë të shtuar, shkruan portali SDK.
Drejtoresha e klinikës infektive Maja Stevanoviq për portalin SDK ka thënë se në ditët në vazhdim do të hetohet rasti, fillimisht do të flitet me familjen e më pastaj do të konsultohet edhe ekipi në Akademinë me të cilin bashkëpunon Klinika infektive në hetimet për koronavirusin.
Vajza fillimisht është kuruar në shtëpi me infuzione të rekomanduara nga mjeku amë. Pas përkeqësimit të gjendjes pacientja është testuar në Qendrën mjekësore në Tetovë.
Aty është vërtetuar se është infektuar me virusin dhe është hospitalizuar. Ajo ka qëndruar një javë dhe më pas për shkak përkeqësimit të frymëmarrjes është dërguar në Klinikën infektive në Shkup.
Ditët e fundit para vdekjes janë paraqitur komplikime me zemrën dhe e kanë kuruar infektolog dhe kardiolog. Ka pasur temperaturë, kollitje dhe frymëmarrje të rënduar./SHENJA



Të ndryshme
Më shumë
Gostivari me 69 të vdekur nga coronavirusi gjatë muajit gusht10 September 2021
Kishte nisur një marrëdhënie të re, 49-vjeçarja vritet me çekiç nga ish i dashuri21 October 2021
Kina ndihmon Serbinë me 1 milion vaksina26 January 2021