Kuriozitete
29 October 2021
Tiktok kthen modën e viteve ’90

Shumë përdorues të Gjeneratës Z në platformën e TikTok janë bërë viralë, pasi po ushqejnë nostalgjinë e tendencave të viteve 1980 deri në fillim të viteve 2000.

Markat, tendencat dhe teknologjitë e vjetra po rikthehen, pasi konsumatorët e rinj po shfaqin dëshirën për të qenë pjesë e këtij stili.

Ky trend i ri në TikTok po rikthen modën e xhinseve me shtat të ulët dhe me prerje të drejtë, si dhe minifundet me po të njëjtin stil, që të kujtojnë fillimin e viteve 2000.

Markat e vjetra si The Gap dhe Abercrombie & Fitch po shohin një rritje të shitjeve, falë artikujve të tyre kryesorë si veshjet klasike tutat me kapuç dhe xhinset e drejta të viteve ’90.

Dyqanet e stilit ‘vintage’ po shohin një rritje të konsumatorëve të rinj që kërkojnë veshje të tendencave nga vitet 1980 dhe 1990.

Kufjet me tela po ashtu janë produkte të cilat po rikthehen në modë.

Gjithashtu, shitjet e pllakave të gramafonit si dhe CD-ve kanë arritur kulmin, për herë të parë, që nga viti 1986.

Shumica e Gjeneratës Z duan të tregojnë me këto videomesazhe në TIKTOK se jeta ishte më e këndshme përpara mediave sociale.



Të ndryshme
Më shumë
Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut28 January 2024
Pas mesnate është regjistruar tërmet në Shqipëri, dridhjet janë ndier edhe në Shkup19 July 2021
Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris falënderon Kosovën për pranimin e afganëve: Të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA 4 September 2021