Nga Vendi
29 October 2021
Flet studentja që u akuzua për keqtrajtim të kafshëve në Kopshtin Zoologjik në Shkup

Një ditë pasi nga Kopshti Zoologjik në Shkup publikuan video ku shihet se si një vajzë e re kalon gardhin mbrojtës dhe shqetëson kafshët, sot në rrjetet sociale është publikuar edhe një video nga vetë vajza. Milla Anastasovska, studente në Fakultetin për Siguri thotë se këtë veprim e ka bërë nga dashuri ndaj kafshëve. Ajo pranon se ka thyerr rregullat e Kopshtit Zoologjik ndërkaq kërkon falje për veprimet e saj.

“Unë jam Milla dhe dua të kërkoj falje për videon e keqkuptuar nga qytetarët. Qëllimi im në asnjë moment nuk ka qenë të lëndoja apo vrisja kafshët, ndërsa u ngjita te ariu për të bërë një video interesante. Në momentin që u ngjita lart te arinjtë, pashë një fetë bukë dhe ua hodha. Është e vërtetë që kam shkelur rregullat e Kopshtit Zoologjik, por nuk është e vërtetë që kam shqetësuar kafshët. Ky është një shembull i keq, kështu nuk duhet të silleni në kopshtin zoologjik”, thotë studentja në video.

https://www.facebook.com/523421999/videos/861515241233196/



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri: Regjistrohen 82 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-1919 July 2020
Reforma në arsimin e lartë, lehtësohen kriteret për publikime shkencore dhe avancim akademik31 March 2026
Mexhiti: Të bashkohemi për procesin në Apel, beteja juridike për ish-krerët e UÇK-së nuk ka përfunduar18 September 2026