Nga Vendi
31 October 2021
Në Manastir dalja në rrethin e dytë është më e madhe se në zgjedhjet e vitit 2017

Në Manastir, dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune këtë vit është më e madhe se në vitin 2017. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), deri në orën 13:00 dalja e Manastirit është 32 për qind, ndërsa para katër viteve ishte 28,86 për qind.

Sa i përket raundit të parë të këtyre zgjedhjeve lokale, tani pjesëmarrja është më e lartë për mbi shtatë për qind. Manastiri zgjedh kryetar komune në raundin e dytë, ndërsa në vitin 2017 zgjedhjet i bëri në raundin e parë.



Të ndryshme
Më shumë
Promovohet libri “Rrëfenjat e mia” i autorit Valmir Aziri10 October 2025
CNN: Çka pritet të vijë pas llogaritjes së gabuar kolosale të Trumpit që i shkaktoi atij humbje historike 4 November 2026
Ndërsa raportonte drejtpërdrejt për vdekjen e një fëmije trevjeçar në Poloni, një veturë goditi një vajzë të re pas tij29 September 2026