Nga Vendi
12 July 2020
Jashari dhe Lladrovci në përkrahje të kryeministrit shqiptar

Kryetarët e komunave emblematike të Kosovës, të Skenderajt dhe Drenasit, z. Bekim Jashari dhe z. Ramiz Lladrovci, kanë një mesazh për shqiptarët, për qytetarët, për votuesit e 15 Korrikut, ta realizojnë ëndrrën, për Kryeministrin e parë shqiptar.

Z. Bekim Jasahri dhe z. Ramiz Lladrovci, në rrjetin social kanë theksuar se jeta dhe vepra e Ali Ahmetit “është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”.

Ja postimi i plotë në fb:

Vëlla Ali, Ne besojmë në vizionin Tuaj për Kryeministrin e parë shqiptar. Të bashkuar pa dallim për këtë vizion, do të arrihet barazia, sepse shqiptarët e meritojnë atë. Jeta dhe vepra juaj është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Shqiptar, qytetarë, votues të 15 Korrikut,

Realizo ëndrrën, beso në vizionin për Kryeministrin e parë shqiptar, të bashkuar!



Të ndryshme
Më shumë
Zjarri në pallatet shumëkatëshe në Hong Kong, shkon në 44 numri i viktimave, qindra të zhdukur27 November 2025
Byzylykun e parë elektronik do ta përdorë një 79-vjeçar nga Velesi, i dënuar me 3 muaj burg 2 October 2025
Detaje nga autopsia e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj: Kishte thyerje të gjymtyrëve, dhunë25 August 2021